Tërmeti shkëput masivin shkëmbor në Tropojë, bie mbi makinën me katër udhëtarë

Lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër pranë Bulqizës, janë ndjerë edhe në Tropojë. Në zonën e Valbonës, tërmeti ka shkaktuar shkëputjen e një masivi shkëmbor, i cili ka rënë mbi një automjet tip “Land Rover” ku udhëtonin 4 persona.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka bërë disa rrokullisje, por fatmirësisht katër udhëtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri. Udhëtarët ishin të gjithë nga Kosova dhe po kalonin fundjavën në Luginën e Valbonës.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne