Terror ne Kishen e Laçit: E reja pret damarët, tmerrohen katoliket

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme tek kisha e Laçit, ku një 27-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës. Kisha e Laçit eshte vend ku shume gra te deshperuara shpesh perfundojne duke kerkuar derman nga idhulli i Shen Andonit.
Siç bëhet e ditur nga policia, e reja me iniciale A.G, nga Korça në kushte depresioni ka tentuar të vrasë veten.
27-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e saj.
“Më datë 21.09.2017, në spitalin e Laçit ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja A.G, vjeç 27 banuese në Vithkuq, Korçë, pasi në kushte depresioni, në rrugën e kishës në Laç, ka prerë damarë të dorës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne