Terroristët e DEASH-it kërcënojnë liderët muslimanë në Filipine

Organizata terroriste Dawlah Islamiyah, dega filipinase e DEASH-it, lëshoi një deklaratë me të cilën kërcënon udhëheqësit muslimanë në Filipine se do të jenë objekt i sulmeve vdekjeprurëse nëse mbështesin qeverinë e Filipineve në operacionet antiterroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Në rajonin autonom musliman të Mindanao-s (ARMM) mbahet një takim rajonal në luftën kundër terrorizmit ndërsa sekretari i rajonit Laisa Masuhud Alamia tha këtë mëngjes se para fillimit të samitit të liderëve të rajonit ka ardhur mesazhi kërcënues nga terroristët.

“Të gjithë njerëzit që kanë dikë në pushtet, paralajmëroni prindërit tuaj, vëllezërit dhe fëmijët që të mos marrin pjesë në samitin armiqësor për shkak se atyre në rrugë ose pas samitit mund t’u ndodhë diçka e tmerrshme, dhe në fund mos thoni se nuk keni qenë të paralajmëruar”, thuhet në mesazhin kërcënues të terroristëve./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne