Terroristi i Christchurch nuk pranon të flasë në gjykatë

Sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re ka refuzuar të bëjë deklaratë me gojë para se të dënohet për aktin e tij të rëndë terrorist që vrau 51 muslimanë më 15 mars të vitit të kaluar.

Kur supremacisti i bardhë, 29 vjeç, u pyet nëse do të bënte deklaratën e tij të mbrojtës para gjykatës pasi të gjithë viktimat kishin mbaruar “deklaratat e ndikimit” të tyre, ai u përgjigj “jo”, njoftoi portali lokal i lajmeve “stuff.co.nz”.

Tarrant shkarkoi ekipin e tij të mbrojtjes muajin e kaluar dhe është duke përfaqësuar veten në gjykatë.

Fillimisht, ai deklaroi se nuk është fajtor, por më vonë u tërhoq dhe u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe një akuzë për kryerjen e një akti terrorist sipas Aktit Kundër Terrorizmit 2002.

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë në Christchurch, Cameron Mander, rikujtoi Tarrant për të drejtën e tij për të bërë deklaratë me gojë në “mbështetje të çështjes së tij”.

Sulmuesi me origjinë australiane, megjithëse i ka kërkuar avokatit mbrojtës të caktuar nga gjykata, ndihmësi i avokatit Pip Hall, të flasë në emër të tij. Tarrant ishte transferuar në Zelandën e Re në vitin 2017. Hall do të bënte një deklaratë “shumë të shkurtër”, pranoi ai.

Gjykata e Lartë në Christchurch filloi të hënën seancën e gjykimit. Aktgjykimi pritet të shpallet të enjten pasi deri më tani janë bërë të paktën 91 “deklarata ndikimi” nga viktimat dhe farefisi i tyre. Gjykata do të fillojë seancën në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale (ora 10:00 sipas kohës të Evropës Qendrore).

Tarrant kreu një sulm i vetëm me pushkë automatike në Xhaminë Al Noor dhe Qendrën Islamike Linwood gjatë namazit të xhumasë vitin e kaluar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne