Bota

Terroristi i PKK-së rrëfen abuzimet ndaj grave dhe fëmijëve

Një terrorist i PKK-së, i cili iu dorëzua forcave turke të sigurisë, ka rrëfyer se të ashtuquajturit kryekomandantë të PKK-së terroriste abuzuan seksualisht me të miturit dhe gratë që u mashtruan për të ardhur në kampet e këtij grupi terrorist.

Sipas dëshmisë së terroristit të dorëzuar të PKK-së me emër të koduar “Amed”, ata që rezistuan ose penguan abuzimin seksual u ekzekutuan nga terroristët ose u akuzuan si tradhtarë dhe u torturuan në burgje dhe shpella.

Terroristi tha se anëtarët e PKK-së detyronin të rinjtë dhe fëmijët të kenë varësi nga droga, në mënyrë që t’i marrin më lehtë ato në zona konflikti dhe t’i përgatisnin për abuzim seksual.

Në vitin 2015, Amed, si i rekrutuar në organizatën terroriste, dëshmoi për një grua tjetër të sapo rekrutuar, me emrin e koduar “Darsin”, që abuzohej seksualisht në krahinën Daglica të provincës Hakari.

Në vitin 2016, Amed u abuzua seksualit nga një terrorist tjetër me origjinë nga Irani, i koduar me emrin “Sahan” në rajonin Zap të Irakut, dëshmoi terroristi.

Amed po ashtu tha se të ashtuquajturit udhëheqës të PKK-së në rajonin Qandil të Irakut të veriut ishin të njohur për sjelljet e tyre “të prishura”, duke shtuar se, “Sidomos Murat Karayilan dhe Duran Kalkan ishin të njohur për sjelljet e tyre devijuese ndaj fëmijëve dhe grave”.

Terroristi shtoi se fëmijët që u mashtruan, që u detyruan me dhunë dhe që u rrëmbyen për t’u bashkuar në kampet e refugjatëve, qëndruan në frikë nga ekzekutime, ndërsa disa që gjetën mundësinë arritën të ikin.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave./ AA

OPINIONE