Bota Islamofobi

Terroristi kristjan Brenton Tarrant kishte planifikuar edhe një sulm të tretë

Police stand outside a mosque in Linwood, Christchurch, New Zealand, Friday, March 15, 2019. Multiple people were killed during shootings at two mosques full of people attending Friday prayers. (AP Photo/Mark Baker)

Terroristi i masakrës të së premtes në Christchurch të Zelandës së Re ishte rrugës që të kryente edhe sulmin e tretë para se të ndalohej nga autoritetet.

Për këtë ka njoftuar policia vendase. 55 muslimanë mbetën të vrarë pasi sulmuesi shtiu në dy xhami javën e kaluar, shkruan CNN.

Terroristi kristjan është 28 vjeçari Brenton Tarrant nga Australia. Ai akuzohet për vrasje por që mbi të pritet që të rëndojnë edhe më shumë akuza.

Zyrtari i policisë Mike Bush ka thënë këtë të mërkurë se autoritetet e ndaluan të dyshuarin ndërkohë që shkonte rrugës për sulmin e radhës.

“Janë shpëtuar jetë”, ka thënë ai por duke mos thënë detaje në mënyrë që të mos traumatizohen të tjerët.

OPINIONE