Bota Islamofobi

Terroristi kristjan që ishte insipruar nga Skënderbeu kishte vizituar Izraelin në vitin 2016

Mësohet se Brenton Tarrant, terroristi kristjan i insipruar nga Skënderbeu për sulmin terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, në vitin 2016 kishte vizituar Izraelin.

Sipas lajmit të publikuar nga kanali televiziv privat 13 i Izraelit, Tarrant, që kreu sulmin në Zelandën e Re, me pasaportë australiane kishte hyrë në 25 tetor 2016 në vend nga Aeroporti “Ben Gurion” në Tel-Aviv.

Me vizën 3-mujore, që mori në hyrje nga aeroporti, ai qëndroi 9 ditë në Izrael dhe më pas që këtu kaloi në Turqi.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite nuk ishte regjistruar ndonjë gjendje e dyshimtë e terroristit australian.

Në sulmet terroriste me 10 minuta diferencë gjatë namazit të xhumasë në qytetin Christchurch humbën jetën 50 besimtarë myslimanë.

OPINIONE