Terroristi kristjan që vrau muslimanët në Zelandën e Re ngarkohet me 50 akuza për vrasje

Terroristi australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, u ngarkua me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentim-vrasje, që lidhen me sulmet terroriste në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re.

Pesëdhjetë muslimanë u vranë dhe 48 u plagosën nga të shtënat masive në dy xhami, më 15 mars.

Terroristi kristjan Brenton Tarrant, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, do të paraqitet në Gjykatën e Lartë të Kristçërçit më 5 prill, përmes një video-lidhjeje nga qyteti Auklland.

Pas sulmeve, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka marrë vendim që ky vend t’i ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmë-automatike dhe pushkët me shënjestrim.

Tarrant e ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook aktin e tij.

Facebook ka thënë se videoja e terroristit është shikuar më pak se 200 herë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë dhe rreth 4,000 herë përpara se është hequr nga rrjeti social.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne