Rajoni

Thaçi drekon me ushtarët, i kërkon Qeverisë t’ua rrisë pagat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po drekon me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi ka vendosur fillimisht të ndihmoj në ndarjen e ushqimit për pjesëtarët e FSK-së, ashtu siç shihet edhe në foto, e më pas të hajë bashkë me ta.

Thaçi tha se ka kërkuar nga Qeveria për ngritje solide të pagave për FSK-në, raporton KTV.

“Tash pasi e themeluam Ushtrinë, të gjithë kemi një unanimitet të plotë të mbështetjes së Ushtrisë së Kosovës, të zhvillimit të saj, të punës së saj të mbarë, të realizimit të misionit të tyre. Unë kam vendosur si president i Kosovës, si komandant suprem t’i propozoj Qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së, që ushtarët, oficerët të kenë një jetë të dinjitetshme. Shpresoj se Qeveria do t’i përgjigjet kërkesës sime në mënyrë pozitive”, tha presidenti Thaçi.