Thaçi: Nëse s’bashkohemi, rrezikohet liberalizimi i vizave

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i bëri një apel partive politike në vend, që të bashkëpunojnë në të mirë të qytetarëve.

Ai ka porositur opozitën se nuk duhet të ketë dallime pozitë-opozitë rreth kësaj çështje.

“Secili lider, deputet, ministër bartës i institucioneve apo edhe partitë opozitare kanë meritat e tyre në këtë rrugë . Thërras të gjithë politikanët dhe partitë politike që të kemi një qëndrim të disiplinuar dhe që me një zë të flasim që të arrijmë liberalizimin e vizave për një kohë shumë të shkurtë brenda disa muajve. Kemi marrë mesazh të qartë se nëse ne si institucione të Kosovës nuk do të jemi të bashkuar për këtë temë për liberalizimin e vizave dhe të argumentojmë qartë plotësimin e kritereve, atëherë rrezikohet që i gjithë procesi të shtyhet deri më 2020. Ftoj të gjithë të ngrihemi mbi çdo interes individual, partiak, dhe të bashkëpunojmë rreth kësaj çështje, të mos ketë dallime në takimet e përbashkëta me bashkësinë ndërkombëtare, të gjithë duhet të jemi të unifikuar rreth liberalizimit të vizave”, tha Thaçi.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne