Rajoni

Thaçi tregon se si erdhi deri te takimi me presidentin rus, Vladimir Putin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për Periskopin, pas ngjarjeve të fundit në Paris, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 100-të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, jep detaje nga takimet me liderët botërorë: Donald Trump, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin e të tjerë.

Thaçi në këtë intervistë ka folur në veçanti për takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Thaçi ka thënë se takimi me Putinin ka qenë i pandërmjetësuar nga askush

“Takimi me Putin ka qenë i pandërmjetësuar nga askush. Në rrethanat e ceremonisë në Paris, jemi takuar. Aty kemi qenë të përfaqësuar vetëm liderët e shteteve përkatëse dhe në momentin kur është përmbyllur procesi i ceremonisë, jam afruar e kam përshëndetur, iu kam prezantuar, më ka thënë se është një çështje delikate dhe duhet të jem i kujdesshëm, pastaj kanë qenë takime tjera që dëshironin ta përshëndesnin presidentin Trump dhe Putin. Pastaj ka vazhduar dreka, kur kemi pasur mundësinë në një ambient më të qetë, më të koncentruar rreth bisedës, e kam pyetur shumë drejtpërdrejt në rast të arritjes së marrëveshjes paqësore, që arrihet njohja reciproke, ai më ka thënë se ‘nëse ju arrini marrëveshje, unë dhe Rusia do ta mbështesim këtë proces”, ka treguar Thaçi.

OPINIONE