The Guardian: Universiteti duhet të jetë falas për të gjithë studentët, jo vetëm për të pasurit

Tani e dimë se 10% e studentëve më të pasur shkojnë falas në universitet. Kjo përbën pabarazi.

Avokatët e sistemit aktual të taksave universitare në Britani argumentojnë se është e drejtë dhe progresive, që vetëm një pjesë e studentëve do të paguajnë taksën e plotë. Derisa të diplomuarit të arrijnë shumën 25 mijë dollarë nuk paguajnë asgjë, dhe më pas, kur fillojnë punë me të ardhura më të larta, nuk paguajnë më shumë se 9% të pagës së tyre. Natyrisht, interesi vazhdon të rritet, por vetëm rreth 30% e studentëve do të paguajnë të gjithë huanë e tyre.

Problemi me mendimin se pagesat e shkollimit janë progresive është se ne llogarisim vetëm ata studentë që marrin kredi. Sipas një raporti të botuar nga Fondacioni Ndërgjeneracional, tani e dimë se të paktën 10% e studentëve më të pasur nga Mbretëria e Bashkuar kanë pagesat e tyre të paguara paraprakisht nga prindërit. Në Oxbridge, përqindja shkon në 16%. Kjo do të thotë se ata shmangin grumbullimin e interesit të konsiderueshëm të paguar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Ajo që mungon nga diskutimi i tarifave të shkollimit është ndërgjegjësimi i funksioneve të shumëfishta të taksave. Gjenerimi i të ardhurave është vetëm një arsye për tatimin e qytetarëve; një tjetër është të nxisë investime të tjera. Sistemi aktual i pagesave të arsimit të lartë ka çuar, për shembull, në mosinvestimin në arsimin e mëtejshëm profesional midis grupeve që mund të përfitojnë nga këto kurse, pasi kurset universitare ofrojnë qasje në kredi deri në fund me risk më të ulët.

Taksat gjithashtu sigurojnë një mekanizëm për shoqëritë për të parandaluar sigurimin e avantazheve të pafituara ekonomike për fëmijët e të pasurve. Me fjalë të tjera, një sistem tatimor i vërtetë progresiv mund të zbusë zhvillimin e aristokracive.

Në fund të fundit, sistemi aktual i taksave për shkollim në universitet përbën pabarazi ekonomike. 10% e nxënësve të pasur – fëmijët e prindërve të pasur – janë cilësisht të ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tyre. Studentët e pasur, ndryshe nga çdo grup tjetër, shkojnë falas në universitet.

Të gjithë studentët duhet të inkurajohen të regjistrohen në kurse sipas nevojës, funksionit dhe dëshirës së vet. Më e rëndësishmja, injorojmë faktin se të rinjtë më të pasur fillojnë jetën me një “start” të konsiderueshëm, ndërsa shokët e klasës fillojnë jetën e tyre me një borxh të konsiderueshëm.

Prandaj, mësimi nga eksperimenti i tarifës së shkollimit të qeverisë është i thjeshtë: takso të rriturit e pasur që punojnë, për të investuar siç duhet në universitetet publike. Në këtë mënyrë çdo student mund të ketë atë që studentët e pasur tani e konsiderojnë si të mirëqenë: aksesin në arsimin e lartë të lirë./The Guardian

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne