The Times: Aleatët çeçenë të ushtrisë ukrainase pranojnë hapur lidhjen me Shtetin Islamik

Militantët e stërvitur nga Shteti Islamik po luftojnë së bashku me një ushtri shtetërore në një vend evropian, raporton the Times. Këto detaje gjenden në një artikull që flet për mënyrën se si Putini konsiderohet armik i përbashkët i ukrainasve dhe i çeçenëve..

Përmbledhja e një vështrimi të brendshëm e artikullit nga the Times për atë që tregon se çfarë i ka shtyrë çeçenët që ti bashkohen “operacionit anti-terrorist” të Kievit kundër republikave të shkëputura në lindje të Ukrainës, jep disa citate interesante nga një Mansur, anëtar i një batalioni vullnetar të përbërë nga çeçenë. Artikulli mban titullin: “Putini është armiku ynë i përbashkët … Ai sjell vetëm të keqia.”

Autori dhe shkrimtari veteran anti Putin, Marc Bennetts i bën jehonë nëpërmjet shkrimit te tij mesazhit zyrtar të Kievit dhe aleatëve të tij perëndimorë, duke i quajtur kryengritësit në lindje të Ukrainës si “të ndihmur nga Kremlini”, dhe pretendon se Moska po “përgatit një pushtim të plotë”.

Ai gjithashtu përmend nga mesi i shkrimit se disa nga luftëtarët çeçenë në Ukrainë pranojnë se janë trajnuar nga Shteti Islamik (IS, më parë ISIS / ISIL) në Irak dhe Siri. Ai shkruan se Kievi nuk ka lidhje zyrtare me ta, por është kritikuar për bërjen e njërit sy të verbër ndaj veprimeve të tyre.

Artikulli vazhdon me çështje të tjera të tilla si lideri i “i instaluar i Kremlinit” Ramzan Kadyrov nuk është përfaqësues i popullit çeçen.

“Ne duam që bota të dijë se nuk ishin çeçenët ata që sulmuan Ukrainën, por ishte Kremlini. Kadyrovi dhe populli çeçen janë gjëra krejt të ndryshme,” citohet të ketë thënë Mansuri.

Kadyrovi, një mbështetës i zëshëm dhe i lartë i Putinit si dhe i luftës së Rusisë kundër terrorizmit global, nuk është një figurë e simpatizuar në Perëndim. Ai është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, i listuar në listën e zezë nga SHBA dhe përshkruhet përgjithësisht si “qeni sulmues i terbuar” i Putinit.

Batalioni çeçen në Ukrainë, i njohur si batalioni Sheikh Mansur, vepron në mënyrë efektive jashtë ligjit. Uhëheqësi i saj, Muslim Cheberloevsky, thotë se nuk është nën varësinë e ushtrisë apo policisë ukrainase, e cila është një kusht ligjor për çdo organizatë paraushtarake në vend.

Megjithatë, në një intervistë të vitit 2017 ai foli për një marrëdhënie të shkëlqyer me forcat e Kievit: “Nëse ka vështirësira në një fushë apo në një tjetër, ata na thërrasin dhe ne i ndihmojmë”.

Kjo nuk është hera e parë që lidhjet e batalionit Sheikh Mansur me ISIS-in kanë dalë në sipërfaqe. Në shtator, Ukraina ekstradoi një nga luftëtarët e grupit në Rusi, ku ai kërkohej nga FSB pasi kishte luftuar në anën e ISIS-it në Siri. Nacionalistët ukrainas, duke përfshirë disa ligjvënës, u zemëruan nga vendimi i Kievit për të dorëzuar një aleat tek “vendi agresor”.

Ndërkohë, ushtria ukrainase është në pritje për të marrë 250 milion dollarë ndihma ushtarake nga SHBA në vitin 2019. Pentagoni ka një histori të vjetër, ku furnizimet me armë amerikane shpesh humbasin rrugën dhe bien nëpër duart e terroristëve. Uashingtoni duhet të parandalojë që disa nga këto ndihma ushtarake të mos përfundojnë tek aleatët jozyrtarë të Kievit, të lidhur me ISIS-in./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne