“Thirrja e BE-së duhet të jetë për ata që hedhin hap të njëanshëm në Mesdheun Lindor”

Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se vendi është pro dialogut dhe bisedimeve dhe se thirrja e Bashkimit Evropian (BE) duhet të jetë jo ndaj Turqisë por ndaj atyre që hedhin hap të njëanshëm dhe nxitës në Mesdheun Lindor.

Në një postim nga llogaria në Twitter e ministrisë vihet theksi se Turqia është pro bisedimeve dhe dialogut.

“(Turqia), është e vendosur të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj legjitime. Thirrja e BE-së duhet të jetë jo ndaj Turqisë por ndaj atyre që hedhin hap të njëanshëm dhe nxitës në Mesdheun Lindor dhe kundrejt atyre që nuk respektojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe turqve qipriotë”, thuhet në postimin e bërë nga ministria turke./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne