Thirrje hebraike për të kthyer xhaminë Al-Rahma në sinagogë

Federata e Organizatave të Malit të Tempullit dje kërkoi që Xhamia Al-Rahma të pushtohej dhe të shndërrohej në një sinagogë,  raportoi Arabia48.

Sipas faqes së lajmeve, grupi gjithashtu kërkoi krijimin e një drejtorie hebreje në kete zonë, e cila ndodhet në një nga hyrjet e Xhamisë Al-Aksa , për të mbikëqyrur aktivitetet hebreje brenda Al- Haram Al-Sharif.

Thirrjet erdhën pas kthimit të palestinezëve në zonën e portës Al- Rahma të Xhamisë Al- Aksa ky kryen lutjet aty për herë të parë në më shumë se 15 vjet.

Sipas Arabe48 , Organizatat e Malit të Tempullit theksuan rëndësinë e marrjes së masave që çojnë në ndryshimin e identitetit të Xhamisë Al-Aksa , për të garantuar një prani të përhershme hebraike atje, për të zhdukur pretendimin musliman në vendin e shenjtë dhe për të imponuar sovranitetin izraelit mbi të .

Një mënyrë për ta bërë këtë, njoftoi Arab48 , do të ishte të mobilizonte mbështetësit për të sulmuar xhaminë Al-Aksa të enjten në një orvatje për të hyrë në portën Al-Rahma dhe per ta pushtuar atë./ MEMO/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne