Thirrje për ndërgjegjësim në luftën kundër Islamofobisë

Nga: Julie Pascoet

Diskursi publik nëpër Europë i cili i mëshon idesë së muslimanët janë problem, aktualisht po shërben si justifikim për të miratuar politika, ligje dhe praktika që po vënë në rrezik të drejtat tona themelore dhe demokratike.

Nuk duhet të biem në grackën e akuzimit të muslimanëve apo emigrantëve, duke i fajësuar ata për krizën e BE-së. Kjo vetëm do na ndajë më shumë, në vend që të na mundësojë të jetojmë sëbashku në një shoqëri të sigurtë.

Masat kundër terrorizmit dhe rakidalizmit, të miratuara së fundmi në disa vende të BE-së, janë bërë shkak për shkelje serioze të të drejtave të njeritu, duke përfshirë këtu profilizimin racor nga forcat e policisë, abuzimet gjatë kontrolleve nga policia, si dhe përdorimin e kufizimeve administrative vetëm në bazë të hamendësimeve dhe kritereve diskriminuese.

Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, janë vendosur kamera vëzhguese në të ashtuquajturat “zona muslimane”. Ndërsa punonjësve sociale u  është kërkuar që të denoncojnë sjelljet “radikale”, shpeshherë duke u bazuar vetëm në vëzhgime, e rralleherë të lidhura me ndonjë vepër penale.

Si pasojë, shumë muslimanë të pafajshëm po shënjestrohen vetëm në bazë të praktikave të tyre fetare, pa asnjë provë që tregon përfshirjen e tyre në ndonjë vepër penale.

Këto ligje dhe politika kanë si qëllim final cënimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve europianë; në aspektin e kufizimit të lirisë së shprehjes, shtimit të mbikqyrjes apo shënjestrimit të aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Si shoqëri progresiste, ne nuk duhet t’i pranojmë këto me justifikimin e dëmeve anësore në emër të sigurisë.

Stigmatizimi dhe diskursi racist që i paraqet muslimanët si “armikun e brendshëm” i cili duhet kontrolluar dhe ruajtur pasi përbën kërcënim për “vlerat europiane” dhe “mënyrën europiane të të jetuarit”, tregon se diversiteti nuk është i mirëpritur në Europë.

Futja e dyshimeve dhe e frikës në zemrat dhe mendjet e popullsisë europiane do të çojë vetëm në më shumë dhunë e pasiguri, në vend që të krijojë një shoqëri të hapur ku mbizotëron mirëbesimi e ku mund të punojnë sëbashku për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Në fakt, në vend që të mund të integrohen tërësisht në shoqëritë europiane, jetët e muslimanëve diktohen nga një ndjenjë pasigurie, padrejtësie dhe hakmarrjeje.

Sipas fjalëve të Amarit, i cili u bë objekt i një bastisjeje në shtëpinë e tij në vitin 2015: “Kur ti e shfaq fenë tënde, apo je me mjekër, vesh simbole apo rroba fetare, apo nëse falesh në një xhami të caktuar, mund të konsiderohesh “radikal” e kështu mund të vihesh në shënjestër. Por dhe atëherë kur përpiqesh të mos e shfaqësh shumë fenë tënde, ata mendojnë se po përpiqesh të fshehësh diçka.”

Madje edhe fëmijët po kriminalizohen, duke çuar në eksperienca tarumatike për ta. Për shëmbull, një vazje 5-vjeçare në Francë, dyshohej se po agjeronte e për këtë arsye u dërgua në spital e shoqëruar nga tetë policë të armatosur.  E gjitha kjo ndodhi pavarësisht këmbënguljes së prindërve dhe doktorëve se vajza nuk po agjeronte.

Tani, Parlamenti Europian, në vend që t’i vërë të gjitha energjitë e veta në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për të adresuar pasojat aktuale të krizës socio-ekonomike në BE, ai ka shkuar një hap më tej duke krijuar pas dyerve të mbyllura një komitet special mbi terrorizmin.

Kjo shfaq më dukshëm tendencën për të krijuar lidhje raciste midis terrorizmit dhe popullsisë muslimane në Europë.

Mos harroni të djathtën ekstreme

Ekziston një trend i fortë në politikat dhe praktikat europiane e kombëtare për ta përcaktuar terrorizmin dhe radikalizmin në bazë racore, duke u fokusuar te popullata muslimane e duke injoruar krejtësisht terrorizmin dhe radikalizmin e të djathtës ekstreme.

Sidoqoftë, ky trend është real dhe ka shkaktuar viktima në Europë: sulmet e të djathtës ekstreme që kanë në shënjestër muslimanët dhe forcat progressive kanë shkatuar disa të vdekur dhe komplote të pazbuluara, përfshirë këtu vende si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Qasja përshkallëzuese sipas të cilës praktikat konservatore fetare mund të çojnë në mbështetjen e terrorizmit të dhunshëm, ka si qëllim shënjestrimin e familjeve muslimane dhe personave të pafajshëm, nxitjen e dyshimeve ndaj çdo muslimani praktikant dhe nxitjen e përplasjeve të dhunshme me masën e popullsisë. Gjithashtu, masat diskriminuese po ushqejnë një njenjë pasigurie, provokimi dhe padrejtësie ndaj autoriteteve, duke i bërë ato kundërproduktive në terma afatgajtë.

Vendimmarrësit e BE-së duhet ta marrin seriozisht dënimin e islamofobisë, e cila është shndërruar në shqëtësim kryesor shoqëror për të gjithë ne.

Ata duhet të përpiqen t’i trajtojnë muslimanët si qënie njerëzore me të drejtat të barabarta, të cilët janë po aq të shqëtësuar sa dhe të tjerët për të pasur një jetë të mirë dhe të sigurohen që ata dhe familjet e tyre janë të sigurta, e jo të përpiqen të fitojnë pike politike përpara zgjedhjeve në BE duke nxitur racizmin.

Burimi:Observer.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne