Tifozet iraniane lejohen në stadium pas 37 vjetësh

Autoritetet iraniane kanë lejuar për herë të parë që nga viti 1981 hyrjen e grave në një stadium në Teheran, ku Persepolis, e udhëhequr nga trajneri kroat Branko Ivankovic, u përballë në atë që konsiderohet si “Champions League” aziatike me Kashiman e Japonisë.

Mediat informuan se një numër i madh grash u panë në shkallët e stadiumit Azadi, i cili merr 80.000 spektatorë. Bëhet fjalë për rreth 500 sosh, shumica prej tyre të afërme të lojtarëve.

Ato u ulën në një seksion të tribunës të rezervuar posaçërisht për to.

Muajin e kaluar, rreth njëqind gra u futën stadium për të një ndeshje miqësore midis Iranit dhe Bolivisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne