Tirana po kthehet ne nje qytet me banesa bosh

A është industria e ndërtimit në Tiranë përbaallë një flluske që mund të shpërthejë nga çasti në çast? Kjo pyetje është shtruar shumë herë, kurdo që kanë dalë milionat e metrave katrorë të lejeve të ndërtimit, rritja e pandalshme e çmimeve dhe qerave, apo edhe denoncimet e orgaanizmave ndërkombëtarë për shplarjen e parave përmes kullave të reja.

Në fakt gjithnjë është ngritur një dilemë. Si spjegohet kjo rritje e pandalshme çmimesh deri në 3-4 mijë euro metri2, kur shumë apartamente janë bosh. Si arsyetohet kjo thyerje e ligjësisë mes kërkesës dhe ofertës? Pikërisht në këtë drejtim ka investiguar gazetarja ekonomike Ola Xama, në emisionin e saj “Kronos”. Duke qenë se nuk ekziston një shifër tjetër zyrtare e banesave që qëndrojnë të pabanuara në kryeqytet, emisioni është rekur të zbulojë numrin e tyre sipas dokumentave të OSHEE. Aty rezulton se në vitin 2023 janë 51,129 klientë që kanë konsumuar zero energji elektrike. Këto janë vetëm shifrat e banesave që kanë një kontratë me OSHEE, pa llogaritur ato që kanë përfunduar por nuk kanë lidhur ende kontratë dhe ato që janë në proçes ndërtimi.

Numri i apartamenteve të pabanuara është rritur 3.4 herë gjatë 5-vjeçarit të fundit, nga 14,991 në vitin 2018, në 51,129 në vitin 2023. Ritmi i rritjes së banesave bosh në Tiranë është disa herë më i lartë se kapacitetet me konsum energjie 0 në gjithë vendin, të cilat janë rritur me ritëm normal, 0.87%.

Nga 292 mijë shtëpi që kanë një kontratë me OSHEE në Tiranë, afërsisht 51 mijë nuk janë të banuara.

Por pavarësisht ofertës së lartë dhe faktit që një e pesta e shtëpive janë të pabanuara, çmimet e apartamenteve rriten dhe biznesi gjithnjë e më shumë kërkon investimin në këtë industri, duke mos u shpjeguar dot me asnjë faktor formal të ekonomisë.

Mundësia e vetme që të justifikojë investimin në ndërtim dhe mbajtjen e apartamenteve bosh, janë paratë e pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Këtë skanim i ka bërë situatës në emisionin Kronos Ola Xama. Dhe pasi ka bërë këtë radiografi ka ngritur një shqetësim: Nëse vazhdohet me këto rritme a mos po shkodet drejt një fllukse në çmimet e banesave për shkak të rritjes së kapaciteteve bosh me një marzh të pazakontë! / kronos / lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne