Tmerr nga i ftohti në SHBA, 16 të vdekur

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën që nga dita e martë si pasojë e kushteve ekstreme të motit të ftohtë në SHBA.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se ky është dimri më i ftohtë në vitet e fundit në SHBA.

Temperaturat polare kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ku ditët e fundit janë regjistruar temperatura rekord të ulëta.

Dëbora ka vazhduar edhe dje, ndërkohë që është paralajmëruar për një stuhi të fortë të shoqëruar me dëborë.

Meteorologët e kanë quajtur stuhinë e dëborës “ciklon bombastik” për shkak të shpejtësisë shumë të madhe me të cilën po përhapet duke paralajmëruar banorët të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) mbrëmë njoftoi se një stuhi do të sjellë breshër dhe reshje të borës në zonën nga Florida e Veriut në Karolinën e Jugut deri në Nju Inglënd./  a.jor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne