Bota

Tmerri i luftës: Ajo fotografoi edhe vdekjen e saj

Një fotografe lufte ka fiksuar edhe momentet e fundit përpara se ajo të vdiste.

Fotot janë publikuar nga Ushtria Amerikane.

Në korrik të vitit 2013, Hilda Clayton, specialiste e informacionit vizual, po bënte foto gjatë një stërvitje me municion të vërtetë në Afganistan.

Qëllimi i stërvitjes ishte të trajnoheshin ushtarët afganë për operacionet me mortaja.

Pikërisht në këtë moment shpërtheu tubi i mortajës.

Tre ushtarët afganë që po merrnin pjesë në stërvitje, humbën jetën.

Kjo është hera e parë kur një dokumentuese e ushtrisë humb jetën në Afganistan.

Familja e Clayton pranoi publikimin e fotove.

   

OPINIONE