‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, gruaja e shoferit nxirret nga gjyqi: Ne s’kemi bukë të hamë… (VIDEO)

Gruaja e Agim Çekës, shoferit të kamionit me të cilin po transportoheshin paratë me Toyota ka shpërthyer në lot në Gjykatën e Durrësit, ndërsa ka deklaruar se burri i saj nuk ka asnjë lidhje me lekët. Gruaja që kishte ardhur në Gjykatën e Durrësit bashkë me vajzën, është lejuar të hynte në seancë por më pas sapo ka parë të shoqin 61-vjeçar pas kafazit të xhamit, ka nisur të vajtojë dhe është nxjerrë jashtë.

“Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu”, tha bashkëshortja e Agim Çekës i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për “pastrim parash”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress