Shqiperia

Tragjedi në Dibër, fëmija 13 vjeç gjendet i varur në pemë. Mister rrethanat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një fëmijë 13-vjeçar në rrethana ende të paqarta ka varur veten.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Maqellarë në Dibër, dhe sipas njoftimit ë policisë në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11.40, datë 02. 07. 2018, Policia e Dibrës është njoftuar se në njësinë administrative Maqellarë është gjetur i vetëvarur në një pemë i mituri F. R., rreth 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

OPINIONE