Shqiperia

Tragjedia e familjes Preka, ndahet nga jeta edhe vajza 10-vjeçare

Shuhet familja Preka në Velipojë. Ndahet nga jeta sot edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, Noem Preka pas aksidentit tragjik që ndodhi në Shkodër-Velipojë.

Ka ndërruar jetë para 20 minutash bëjnë të ditur burime zyrtare pranë spitalit të Shkodrës.

Ndarjen nga jeta e konfirmon edhe dom Marjan Gega, famullitari i Velipojës përmes një statusi në facebook.

“Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!

Pushofsh ne Paqe Noemi!”

OPINIONE

INTERVISTA