Tragjike: E zë bombola e oksigjenit, vdes 3-vjeçari

Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën tragjikisht pasi e ka zënë sipër bombola e oksigjenit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mborje të Korçës sot rreth orës 11:25.

Policia thotë se 3-vjeçari me iniciale J.D. ishte duke luajtur, kur aksidentalisht i ka rënë sipër një bombol e madhe oksigjeni. Për pasojë, fëmija ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe u dërgua në spital nga prindërit e tij.

Për shkak të plagëve, fatkeqësisht i mituri nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor i policisë së Korçës nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne