Tre pacientë me COVID-19 lënë Infektivin, shtohen 8 raste të reja në Tiranë. Ja si ndryshon harta e të prekurve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se harta e personave të prekur është zgjeruar, duke shënuar tre rastet e para në qytetin e Korçës.

Po ashtu një rast i ri është shënuar në Kavajë, duke e çuar numrin në tre në këtë qytet. Ndërkohë që 8 raste janë zbuluar në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tre pacientë të prekur nga COVID -19 kanë lënë nga Spitali i Infektivit, pasi janë vlerësuar si shëruar nga COVID-19. Ndërkohë që 8 raste te reja prit t’i shtohen Spitalit Karantinë.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra.  Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë                63 qytetarë
  • Durrës               6 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan                2 qytetarë
  • Fier              8 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë          3 qytetarë
  • Korçë           3 qytetarë
    Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete”, theksoi Albana Fico./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne