Tregtia e heroinës e mbështetur nga SHBA, çon nën varësinë e drogës një milion gra dhe 100.000 fëmijë afganë

“Falë pushtimit nga SHBA, Afganistani sot është kthyer në një narko-shtet”, thotë Friba, përfaqësuese e Organizates Revolucionare të Grave të Afganistanit.

nga Edu Montesanti and Malalai Joya.

Të paktën një milion gra dhe 100,000 fëmijë ndodhen sot nën varësinë e droges në Afganistan, tha gjatë një eventi në qendrën e rehabilitimit të drogës në Kabul në 11 mars, Shahpor Jusuf kreu i departamentit të anti-drogës i ministrinë së shëndetit publik të shtetit të Azisë Qendrore.

“Sot kemi rreth 900,000 deri në një milion gra dhe rreth 100,000 fëmijë që drogohen”, tha zyrtari afgan, raporton TOLO News. Jusuf shtoi se fëmijët janë kryesisht të moshave nën 10 vjeç.

Sipas qeverisë së Kabulit, qendrat e rehabilitimit në Afganistan kanë kapacitet për të ndihmuar vetëm një përqindje të vogël të personave të varur. Por problemi real duket përtej numrit të qendrave të rehabilitimit të drogës në këtë vend, i cili siguron 93% të opiumit botëror.

Marwa Musavi, një grua afgane që po trajtohet në qendër, tha se nuk ja vlen që të rrish këtu. “Kur të ikim nga këtu, përsëri do të kthehemi tek droga për aq kohë sa do ketë kontrabandistë. Ata duhet të ndalen. Ky është realiteti.”

Shifrat e statistikave të vitit të kaluar të lëshuara nga qeveria afgane janë nënvlerësuar. Ato tregonin se totali i personave të varur nga droga në vend ishte mbi tre milionë.

Gjatë kësaj kohe, Organizata Revolucionare e Grave të Afganistanit (RAWA) publikoi një letër në persisht. Ajo  denonconte SHBA-në, pasi prej më shumë se gjashtëmbëdhjetë vitesh pas pushtimit nga SHBA, e cila premtoi se do ti bënte gratë afgane të lira, ato  vazhdojnë të dhunohen dhe vriten në ferrin e Afganistanit, i cili vazhdon të ngrihet prej Shteteve të Bashkuara, Talebanëve, ISIS-it, xhihadistëve dhe teknokratëve.

RAWA thekson se talebanët dhe ISIS nuk janë grupet e vetme në Afganistan që po i dëmtojnë gratë. “Trupat e SHBA-së, NATO-s dhe forcat e tyre të armatosura, nëpërmjet sulmeve ajrore në mjaft provinca, vazhdojnë të shkatërrojnë shtëpitë, spitalet, shkollat, si dhe të vrasin civilët, duke përfshirë edhe fëmijët.

Kontrabanda e drogës e CIA-s, biznes i madh.

Friba, përfaqësuesja e RAWA-s, e cila nuk e thotë emrin e saj të vërtetë, pasi gratë revolucionare të Afganistanit punojnë në fshehtësi, thotë se CIA vazhdon të kryejë trafik droge në vendin e saj. “Droga është parë si mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të bërë para që të financohen njerzit dhe forcat paraushtarake të CIA-s në vende të ndryshme të botës.”

Përfshirja e drejtpërdrejtë e CIA-s në kontrabandën e drogës ka një histori të vjetër jo vetëm në Afganistan por edhe në shumë vende të tjera të botës, si psh skandali Iran-Contras. Ish guvernatori i provincës së Kandaharit, që tashmë nuk rron më, Wali Karzai, një nga kontrabandistët më të mëdhenj të drogës në Afganistan, ka rezultuar për një kohë të gjatë në listën e pagesave të CIA-s. Waliu ka qenë vëllai i Hamid Karzait, ish-presidentit të Afganistanit, i zgjedhur nga SHBA menjëherë pas pushtimit në vitin 2001.

Figura e mëposhtme tregon rritjen e prodhimit të opiumit në Afganistan që kur regjimi i Uashingtoni pushtoi vendin e Azisë Qendrore:


Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), zona e kultivuar me opium në Afganistan në total vlerësohet të jetë 328,000 hektarë vetëm për vitin 2017. Vlen të kujtohet se shoqëria e Shteteve të Bashkuara mbetet konsumatori më i madh i drogës në botë.

“Falë propagandës së makinerisë së gënjeshtrave, SHBA-ja ka qenë në gjendje që të fshehë aktivitetet e saj kiminale duke e gënjyer popullin e vet, jo vetëm gjatë luftës afgane, por edhe në luftërat në Irak, Libi dhe Siri,” thotë Friba.

Në maj të vitit 2009, Malalai Joya, një aktiviste, shkrimtare dhe ish-deputete e cila u lirua nga detyra për shkak të denoncimit që bëri kundër lordëve të luftës në Afganistan, dha një intervistë për gazetën braziliane O Tempo. Ajo denoncoi duke thënë se CIA sponsorizon tregtinë e drogës dhe kontrollon drejtpërdrejt linjat e industrisë vjetore globale të drogës.

Më poshtë kemi një pjesë nga intervista dhënë gazetares braziliane Renata Medeiros, në të cilën Joya citon çështjen e opiumit në Afganistan, duke përforcuar denoncimet e bëra nga Friba.

Malalaï Joya: “Sektori i vetëm në të cilin Afganistani ka përparuar vitet e fundit përtej imagjinatës sonë është kultivimi i drogës dhe trafikimi. Sot Afganistani prodhon 93% të opiumit botëror gjë që tregon një rritje prej 4.500% që nga viti 2001.

Një nga objektivat e fshehta të luftës në Afganistan në mënyrë specifike ishte që të rivendosej tregtia e drogës e sponsorizuar nga CIA dhe të ushtrohej kontroll i drejtpërdrejtë mbi rrugët e industrisë globale vjetore të drogës, që kap vlerën 600 miliardë dollarë. Ekonomia afgane e lendëve narkotike është një projekt i dizajnuar i CIA-s dhe i mbështetur nga politika e jashtme e SHBA-së. Pra, është mëse e kuptueshme të shihet se që nga tetori i vitit 2001 kultivimi i opiumit ka kapur qiellin dhe ka raporte se edhe ushtria amerikane është e angazhuar në trafikun e drogës.

Mafia e drogës është në pushtet dhe mbështetet nga Perëndimi. Kohët e fundit edhe media perëndimore raportoi se Wali Karzai, vëllai i Hamid Karzait, drejton rrjetin më të madh të drogës në Afganistanin lindor dhe shume prej zyrtarëve të lartë janë të angazhuar në këtë biznes të pistë.

Edhe lufta kundër narkotikëve është gjithashtu një tjetër gënjeshtër dhe dramë. Një ish lord i luftës i quajtur gjenerali Khodiedad është ministër i anti-narkotikëve, ndersa një tjetër lord i luftës, trafikant i njohur i drogës i quajtur gjenerali Daud është kreu operacioneve të anti-narkotikëve!!

Këto kohë Afganistani nuk është vetëm prodhuesi më i madh i opiumit në botë, ai është edhe prodhuesi më i madh i kanabisit, një tjetër kulturë e paligjshme nga e cila rrjedh marijuana.

Opiumi përbën një nga rreziqet më të mëdha për të ardhmen e Afganistanit.”/globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne