Treni godet turmën e mbledhur rreth hekurudhës, 58 të vdekur në Indi

Sipas të dhënave paraprake 58 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur pasi një tren udhëtarësh në rajonin Punjab të Indisë ka goditur turmën e njerëzve të grumbulluar pranë shinave hekurudhore për të ndjekur aktivitetet me rastin e një feste.

Treni që kryente udhëtimin ndërqytetas ka kaluar në mesin e turmës së njerëzve të mbledhur në zonën periferike të qytetit Amritsar për të ndjekur festimet në kuadër të festës Dhanteras, e cila për indianët konsiderohet e shenjtë.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se shumë njerëz kanë përfunduar poshtë trenit për shkak se rruga e ikjes ishte mbyllur nga një tren tjetër që vinte në të njëjtën kohë në anën e kundërt.

Zëdhënësi i policisë së rajonit S. S. Srivastava, është shprehur se deri më tani kanë gjetur 58 trupa të pajetë. Ndërkohë bëhet e ditur se për shkak të aksidentit janë dërguar nëpër spitalet përreth edhe rreth 50 të plagosur.

Po ashtu shprehen shqetësimet se mund të rritet numri i personave që kanë humbur jetën në ngjarje.

Burimi; AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne