Tri ditë para se të zhdukej, Khashoggi zhvilloi intervistë me BBC

Gazetari saudit Jamal Khashoggi, të cilit i janë humbur gjurmët pas hyrjes në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor, tre ditë para se të zhdukej kishte deklaruar në një intervistë se personat e arrestuar në vendin e tij “nuk janë madje as disidentë”.

Sipas BBC, kolumnisti i Washington Post, Jamal Khashoggi, mori pjesë në një konferencë në Londër tri ditë para zhdukjes.

Në një intervistë për BBC pas konferencës, ai tërhoqi vëmendjen për “ndryshimet e mëdha” në Arabinë Saudite dhe tha se gazetarët kritikues janë duke u arrestuar.

“Të arrestuarit nuk janë madje as disidentë. Këto ngjarje janë duke shkaktuar frikë te njerëzit”, deklaroi Khashoggi.

Gazetari saudit ishte shprehur se ka dëgjuar që shumë kolegë të tij janë arrestuar pa arsye dhe se për këtë arsye nuk kthehet në Arabinë Saudite.

“Unë jam vetëm një gazetar. Një gazetar që ka të drejtë të flasë dhe të shkruajë. Washington Post më dha një hapësirë dhe unë atje i shkruaj mendimet e mia lirshëm. Do të doja sikur kjo mundësi të më jipej në vendin tim”, tha ai.

Khashoggi, kontribues në gazetën Al Watan, që paraqet një platformë të rëndësishme për reformistët sauditë, dhe në të njëjtën kohë shkrues kolumnesh në gazetën Washington Post, u zhduk të martën e javës së kaluar pasi hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për dokumantacione.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne