Tri manipulimet e kryeministrit për protestën e studentëve

Edi Rama po mundohet tu’a shesë shqiptarëve protestën e studentëve si një protestë kryekëput të organizuar nga opozita. Në pamundësi për tu përballur me manifestuesit reale ai ka bombarduar sot publikun me statuse ku pretendohet se shkollat, rrugët dhe bulevardi janë bllokuar nga dyshja PD -LSI.

Me fjalorin e tij të zakonshëm, që e përdori në fillim edhe me studentët por që i ra si pështyma në fytyrë nga memet e tyre, gjatë gjithë ditës Rama i është drejtuar liderit të PD si artisti dhe kryetares së LSIsë si doktoresha. Madje ai ka shkuar edhe më larg kur ka përdorur një shprehje banale të shqipës dhe i ktha thënë deputetëve të vet në mbledhjen e grupit: “shkoni në komisione të papërgatitur si Mona në dasëm”.

Fillimisht Rama e ka filluar ditën me një status ku caktohej një datë skadence që ai po e pret me ankth: afrimi i festave:

Sikurse shihet ai flet për një protestë të përgjysmuar dhe për studentë që e kanë braktisur dhe nuk janë më aty. I pa kënaqur me këtë vëzhgim manipulativ kryeministri ka shkuar edhe më tej duke lënë idenë me një status të dytë se nuk kanë mbetur më studentë në protestë. Sikurse duket edhe në statusin e mëposhtëm ai do të krijojë një përshtypje manipulative ndryshe nga sa gjithë shqiptarët shikonin në ekrane.

 

ram

Mbas këtij kryeministri qëlloi edhe me një reagim të tretë tashmë duke e shpallur si të vërtetë që protesta është vetëm e opozitës dhe duke tentuar ti vendosë PD dhe LSI-në në kundërshtim me qytatarër të cilëve u bllokohen rrugët.

454545

Natyrisht majfton të shikoje qoftë e pak protestën e sotme për të kuptuar se në statuset absolutiste që bën kryeministri nuk thotë të vërtetën. Arsyet se pse ai sillet kështu dihet (lexo komentin poshtë), por ky bombardim në rrjetet sociale tergon se ai nuk po e duron dot më një protestë që nuk e kap dot. Prandaj po tenton të manipulojë publikun duke mos bëra gjatë gjithë ditës çdo punë dhe për të shpikur statuse të rreme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne