Trump heq Turqinë nga lista e vendeve të Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shprehu dëshirën për nxjerrjen e Turqisë nga programi i Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave (Generalized System of Preferences-GSP), me anë të të cilit lejohet hyrja e disa produkteve në ShBA pa taksa doganore dhe që i njihet vendeve në zhvillim.

Si arsyetim për këtë Trump e tregoi ekonomin e zhvilluar të Turqisë.

Letra që Presidenti Trump e dërgoi Kongresit amerikan u publikua nga Shtëpia e Bardhë.

Në këtë letër si referencë citohet neni 502 (2) (2) i Ligjit të Tregtisë i vitit 1974.

“Unë ju njoftoj për qëllimin tim për nxjerrjen e Turqisë nga Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave”, shkruan Trump në letrën e tij dërguar Kongresit amerikan.

“E hedhë këtë hap duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të Turqisë dhe jam i mendimit që ajo nuk duhet të jetë e përfshirë më listën e vendeve në zhvillim, të cilat përfitojnë nga ky sistem. Ulja e varfërisë, rritja e eksportit dhe të ardhurave kombëtare për kokë banori si dhe zhvillimi sektorial janë tregues të zhvillimit të tregtisë. Për më tepër Turqia në saje të ekonomisë së saj të zhvilluar dhe marrëveshjeve arriti në nivelin e vendeve të tjera të zhvilluara dhe ka kaluar edhe nga programet e këtij lloji të vendeve tjera”, shkruan Presidenti Trump.

Në letër gjithashtu theksohet se ShBA-ja do t’i vazhdojë marrëdhëniet tregtare me Turqinë të bazuara në drejtësi dhe reciprocitet.

Në anën tjetër Trump në një letër tjetër që i dërgoi Kongresit shprehë dëshirën e tij për përjashtimin edhe të Indisë nga ky program.

Viteve të fundit India ishte në krye të vendeve që përfitonin më së shumti nga ky program.

Sipas informatave të marra nga burimet zyrtare të ShBA-së, programi i Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave, që hyri në fuqi në vitin 1974 mundëson hyrjen e 3 mijë e 474 produkteve në tregun e ShBA-së pa taksa doganore nga 131 vende të botës, në mesin e të cilave ndodhet edhe Turqia./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne