Trump: Ndërpresim marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha: “Po ndërpresin marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”.

Trump dha një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Duke bërë të ditur se Amerika kërkon një marrëdhënie “të hapur dhe konstruktive” me Kinën, Trump tha se duke bërë këtë duhet të mbrohen interesat kombëtare të vendit.

“Qeveria kineze nuk mbajti premtimet që na dha neve dhe shumë vendeve të tjera. Këto të vërteta nuk mund të shpërfillen dhe anashkalohen”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi se dëshirojnë të mbrojnë “pronën intelektuale” dhe shtoi: “Për të mbrojtur edhe më mirë studimet e rëndësishme universitare të vendit tonë do të pezullojmë hyrjen në vend të disa të huajve nga Kina, të cilën e shohim si një kërcënim të mundshëm të sigurisë”.

Ai mbajti përgjegjës Kinën për epideminë e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) dhe tha: “Autoritetet kineze nuk përmbushën detyrimet e tyre të raportimit në OBSH në lidhje me virusin dhe i bënë presion Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të drejtojnë në mënyrë të gabuar botën.

“Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paguar afërsisht 450 milionë dollarë në vit për fondin e OBSH, Kina ka paguar vetëm 40 milionë dollarë. Ne kemi detajuar reformat thelbësore që OBSH duhet të bëjë dhe të angazhohen drejtpërdrejt me to, por Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka pranuar të veprojnë. Për shkak se OBSH-ja nuk kanë arritur të bëjnë reformat e nevojshme, ne po ndërpresim sot marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha Presidenti Trump./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne