Trump: Nuk kam punuar asnjëherë për Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nuk ka punuar asnjëherë në emër të Rusisë.

Presidenti Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara Shtëpisë së Bardhë dhe bëri një deklaratë në lidhje me pretendimet, që zunë vend në gazetën “New York Times”, se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hetoi nëse Trump, kur erdhi në detyrë në vitin 2017 punonte apo jo për Rusinë.

Pyetjes së një gazetari në lidhje me këtë çështje, Trump iu përgjigj duke thënë: “Vetëm të pyesësh diçka të tillë është një turp i madh pasi ky është një mashtrim gjigand”.

Sipas lajmit të gazetës “New York Times”, pas pushimit nga puna të kreut të FBI-së, James Comey, ishte filluar një hetim për të vërtetuar nëse sjelljet e Trumpit përbënin apo jo një kërcënim të sigurisë kombëtare.

Në lajm parashtrohej se FBI-ja shqyrtonte gjithashtu nëse Trumpi punonte me “vetëdije” për Rusinë ose nëse kishte mbetur “pa vetëdije” nën ndikimin e Rusisë.

Në lajm bëhet e ditur se FBI-ja, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016, dyshonte për lidhje të Trumpit me Rusinë, kurse kur Trumpi filloi detyrën në vitin 2017 dhe pushoi nga puna kreun e FBI-së, James Comey përforcoi edhe më shumë këto dyshime./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne