Trump: Pajtohem 100% për mbajtjen e trupave amerikane në Siri

Komentet e tij vijnë dy muaj pasi ai befas njoftoi se Uashingtoni do të tërheqë të gjitha forcat amerikane nga rajoni.

“NBC News” siguroi kopjen e një letre që një grup ligjvënësish amerikanë të udhëhequr nga senatori republikan i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham i kishin dërguar Shtëpisë së Bardhë në lidhje me lënien e trupave amerikane në Siri, letër e cila përfshinte edhe një përgjigje me shkrim nga presidenti Trump.

Letra mban datën 22 shkurt dhe përshëndet vendimin e presidentit për të mbajtur një “forcë të vogël stabilizuese amerikane” së bashku me “forcat tokësore nga aleatët evropianë” në rajon, me qëllim për të parandaluar ringjalljen e grupit terrorist DAESH.

“Ashtu si ju, edhe ne përpiqemi të sigurojmë që të gjitha të arriturat tona në Siri siç janë: moskthimi më atje i DAESH-it, mosinkurajimi i Iranit, të mos humbasin. Ne përpiqemi për të konsoliduar përfitimet tona në Siri dhe për të siguruar që nga Gjeneva të dalë rezultati më i mirë për interesat amerikane”, thonë ligjvënësit amerikanë në letrën e tyre, fjali që janë vendosur në kllapa nga presidenti Trump.

“Pajtohem 100%. Gjithçka është duke u bërë,” është përgjigjur Trump në shënimin që ka lënë duke shkruar direkt mbi letër dhe duke e nënshkruar atë.

Dhjetorin e kaluar Trump njoftoi planet e tij për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane (2.000 vetë) nga vendi i lodhur nga lufta, duke thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kishte arritur të mposhtte ushtarakisht DAESH-in.

Më pas, muajin e kaluar administrata Trump bëri kthesë nga ky vendim, duke thënë se rreth 200-400 trupa do të mbeteshin në Siri, si pjesë e një përpjekjeje paqeruajtëse.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se disa qindra trupa do të mbeten në rajon. Një pjesë e këtyre forcave do të qëndrojnë në pjesën verilindore të Sirisë për të krijuar një “zonë të sigurt”, kurse pjesën tjetër të tyre do ta përbëjnë trupat që janë vendosur në garnizonin al-Tanf në jug të Sirisë.

Javën e kaluar, në një fjalim drejtuar trupave amerikane në bazën ajrore Elmendorf në Alaskë, presidenti Trump tha se 100 për qind e territorit të DAESH-it ishte marrë në kontroll./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne