Trump pezullon dërgimin e avionëve F-35 në Turqi

Presidenti i SHBA Donald Trump ka shtyrë dorëzimin e avionëve luftarakë F-35 në Turqi pas tensioneve midis dy vendeve që janë rritur për shkak të burgosjes së një pastori amerikan nga Ankaraja.

Burime turke dhe amerikane thanë të martën se vendimi i Trump për të vonuar dorëzimin e avionëve erdhi pasi ai nënshkroi një projekt-ligj politik duke kërkuar që Pentagoni brenda 90 ditëve të publikojë raportin e tij mbi marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit. Raporti do të japë një vlerësim për Shtëpinë e Bardhë mbi blerjen nga Turqia të sistemeve mbrojtëse raketore S-400 të prodhuara nga Rusia. Turqia dhe SHBA-të kanë qenë gjithashtu në kundërshtim mbi çështje të tjera, duke përfshirë luftën në Siri. Uashingtoni është gjithashtu i zemëruar që Turqia, një anëtare e NATO-s, po zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne