Trump sillet si fashist: ish-kreut të NATO-s Havier Solana i bllokohet hyrja në SHBA vetëm se vizitoi Iranin

Një vizitë në Iran, i ka kushtuar ish-kreut të NATO-s Havier Solana, bllokimin e hyrjes në SHBA. Siç dihet, Irani është në “listën e zezë” të Administratës Trump.

Solana, një prej figurave më emblematike të viteve 2000 në politikën dhe diplomacinë botërore, do udhëtonte drejt Uashingtonit për një fjalim në Institutin Brookings. Por sistemi elektronik i vizave ia ka bërë të pamundur udhëtimin për shkak të “vizitiës në shtetin armik”, siç shkruan spanjollja El Pais.

Solana vizitoi Iranin në vitin 2013.

Burimet në ambasadën amerikane në Madrid nuk ka dashur të komentojnë lajmin e El Pais, por kanë specifikuar se sistemi elektronik amerikan për autorizim të udhëtimit automatikisht hedh poshtë kërkesat e njerëzve që kanë vizituar ndonjë nga shtatë vendet e prekura nga ndalimi i udhëtimit në Shtetet e Bashkuara, e ku përfshihen Iraku, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

Solana e mohoi incidentin dhe ka konfirmuar është në procesin e marrjes së një vize./ tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne