Bota Opinion

Trumpi, Netanjahu dhe një Shtet: Ai i Regjimit të Aparteidit Sionist!

nga Dr. Hatem Bazian

Më 21 mars 2019 Trumpi ka postuar deklaratën e mëposhtme në Twitter: “Pas 52 vjetësh tanimë ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të njohin plotësisht sundimin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit, të cilat janë një vend me rëndësi kritike dhe të sigurisë strategjike për shtetin e Izraelit dhe qëndrueshmërinë e rajonit!” Njohja e njëanshme e Trumpit e trupëzimit të Izraelit të Lartësive të Golanit,është një vepër e jashtëligjshme mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, është një zhvillim shumë i rëndësishëm në udhën drejt zgjidhjes të një shteti, me siguri të asaj të një regjimit të aparteidit.

Deklarata e plotë u nënshkrua në praninë e Trumpit të hënën më 25 mars, duke bërë të ditur se presidenti shprehet kështu: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin se Lartësitë e Golanit janë pjesë e shtetit të Izraelit”. Kj ëndërr e Netanjahut dhe qëndrimi i fuqishëm sionist ndaj “Eretz Izrael-it” (Izraelit të Madh), i cili shtrihet nga lumi në det, është më në fund i kuptueshëm dhe vetëm Bregu Perëndimor është lënë jashtë ose “Judea dhe Samaria”, për ata të cilët vuajnë nga një mohim i thellë me pretendimin se palestinezët dhe pushtimi nuk janë të vërtetë.

Arsyetimi i Trumpit për njohjen është një çështje e zbehtë, për të merituar një analizë dhe pasqyron dorëzimin e tërësishëmtë politikës amerikane, ndaj prirjeve të djathta të Netanjahut brenda dhe jashtë qeverisjes së sotme. Arsyetimi i deklaruar i Trumpit për njohjen me sa duket janë “veprimet agresive të Iranit dhe grupeve terroriste, përfshirë këtu dhe Hizbullahun në Sirinë e jugut”, të cilat sipas deklaratës së nënshkruar “vazhdojnë t’i bëjnë Lartësitë e Golanit një truall të mundshëm për kryerjen e sulmeve ndaj Izraelit”. Shkaktimi i luftës siriane dhe dobësia e përgjithshme e qeverive siriane dhe libaneze janë mundësitë të cilat janë marrë nga Netanjahu dhe të tërë aleatët e tij të djathtë në qeverisjen e tanishme. Kjo është një politikë e Sh.BA-së e hartuar dhe e vënë në zbatim nga ekipi i Netanjahut dhe Trumpit e cila është e dobishme për pasojat afatshkurtra dhe afatgjata edhe nëse dikush pranon mundësinë që ai të ketë patur kohë, për të lexuar dokumentet lajmëruese të përgatitura për të për këtë çështje.

Në një kohë kur infrastruktura e Sirisë u shkatërrua, vendi u copëtua pjesë-pjesë, mbeti 50 vite pas në çdo shkallë zhvillimi, duke llogaritur me mbi 800,000 të vrarë, me miliona të shpërngulur brenda vendit dhe 5-7 milion strehues, presidenti amerikan përdor gjethen e fikut të një kërcënimi, për të çimentuar vjedhjen e tërësishme kolonialiste të kolonëve. Njohja nuk ka të bëjë me një kërcënim për sigurinë, por me vjedhje afatgjatë në mes të ditës, e cila ka zënë fill dhe vazhdon për 52 vite dhe kishte nevojë për një president të hallakatur të politikës së jashtme për ta plotësuar dhe për ta “ligjëruar” atë.

Këtu Trumpi është ndërveprues në lëvizjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, njohjen e Lartësive të Golanit dhe mundësinë e pranimit të trupëzimit të trojeve të Bregut Perëndimor, duke përdorur strategjinë e përqendruar në vendosjen e tij për ciklin zgjedhor të 2020. Strategjia zgjedhore do të përqendrohet në theksimin e përkushtimit të Trumpit ndaj Izraelit dhe në përdorjen e tij për të mbledhur të Drejtën e Krishterë Ungjillore, si dhe për të dhënë kontributet financiare dhe zhvillimin e aftësive të bërthamës së krahut të djathtë sionist në fushatën e tij, i cili do të përkthehet në vota në kutinë e votimit. Rivijëzimi i cili po kryhet në Partinë Demokratike, hendeku në rritje midis shkallës dhe vjetërsisë sëanëtarësisë dhe udhëheqjes së partisë në status-kuonë e mbështetjes së pakushtëzuar për Izraelin, është rasti që Trump po përpiqet që të shfrytëzojë për ciklin zgjedhor të 2020. Lëvizjet e Trumpit në dosjen izraelite maten duke patur parasysh ciklin zgjedhor të 2020 dhe besimin e tij se ungjillorët dhe aleanca e krahut të djathtë e sionistëve do ta çojnë atë në një mandat të dytë. Tërësia e politikës është vendore dhe veprimet e Trumpit po ndjekin gjurmët e njohjes së Izraelit nga Trumani në ciklin e zgjedhjeve të hershme të vitit 1948.

Në një mënyrë domethënëse, njohja amerikane e trupëzimit të Lartësive të Golanit, do të përshpejtojë lëvizjen drejt trupëzimit të trojeve të mëdha të Bregut Perëndimor, e cila është vetëm një çështje kohe. Shfaqja e personazheve në Uashington dhe Tel Aviv tregojnë për një lëvizje të shpejtë, për të sjellur fundin e lojës në dosjen e Palestinës, “marrëveshja e shekullit” një fatkeqësi e cila nuk përfshin një shtet sundues palestinez, ose madje një autonomi të zgjeruar për palestinezët. Këtu është e rëndësishme që të kujtojmë absurditetin e pastër sionist, pas të cilitjanë lidhur Izraeli dhe mbështetësit e tij, i cili nuk e cilësonose e njeh Bregun Perëndimor ose ndonjë pjesë të Palestinës si të pushtuar. Ndonjëherë ata përdorin përshkrimin “e sjellshëm” si “trojet e diskutuara”, të cilat sërish janë pjesë e Izraelit dhe retorika sioniste flet duke mos iu drejtuar atyre si të pushtuara.

Fakti themelor është se ne kemi arritur në zgjidhjen e një shteti, ai i regjimit sionist i cili ka rreth pesë milionë ose më shumë palestinezë dhe popullsi jo-çifute. Në të vërtetë Netanjahu dhe aleatët e tij të krahut të djathtë do të kishin shumë dëshirë asgjësimine plotë palestinez gjatë natës, ose ndoshta Bibi shpreson për një tjetër ngjarje si ajo e “Shesh Tiananmen”por për ta vënë në zbatim këtë është tejet e vështirë që të zhvendosësh pesë milionë ose më shumë civilë nga atdheu i tyre. Po përgjigjja e ëndrrës me sy hapur të thjeshtë sioniste, e cila buron nga mendimet e Herzl, është që të “shpëtojë shpirtin e pavlerë” të popullsisë palestinezeduke e e zhvendosur përgjatë lumit dhe të ketë Jordaninë si atdheun e dytë për këtë popullsi. Mendimi kolonialist ishte në modë në vitin 1902 ose madje edhe në vitin 1948, duke patur parasysh se kishte kryer gjysmën e udhës së “Nakba-së” (Fatkeqësisë së Madhe), por rrethanat dhe kushtet e sotme janë shumë të ndryshme. Edhe nëse kjo ëndërr me sy hapur e kolonëve do të përmbushet dhe Netanjahu dhe aleatët e tij i zhvendosin pesë milionë palestinezët në Jordani, atëherë çfarë do të ndodhë me një shtet të rrëzuar në kufirin lindor të “Eretz Israel-it” (Izraelit të Madh)?

Në të vërtetë Trumpi dhe Netanjahu, banda dyshe e cila nuk mund të qëllojë drejtpërsëdrejti nga ana strategjike, e kanë sjellë botën në zgjidhjen e një shteti, ai i aparteidit sionist me të tëra zbukurimet e racizmit, ligjet diskriminuese, lëvizjen e kolonëve të cilët grabisin dhunshëm tokën dhe militarizmin fitimtar. Pyetja themelore e cila përndoqi rrënojat e sionizmit të vjetër mbetet sërish pa përgjigje: “Çfarë duhet bërë me popullsinë palestineze?” Pyetja ishte e pranishme kur Herzl përqafoi kolonializmin e kolonëve në 1897 dhe është e pranishme rishtas sot me Izraelin e Netanjahut. Kolonializmi i kolonëve gjithmonë ka patur një çështje raciste demografike, sionizmi nuk është ndryshe!

Si një përgjigje ndaj komenteve qortuese nga aktori izraelit Rotem Sela, Netanjahu e bëri shumë qartë se “Izraeli nuk është shteti i të tërë shtetasve të tij” dhe “sipas ligjit themelor të kombësisë së hyrë në fuqi, Izraeli është shteti-komb i popullit çifut – dhe i vetëm atij”. Izraeli ka kohë që ka lëvizur drejt një sistemi de jure aparteidi, duke filluar që nga 1948 dhe tani në të tërë Palestinën historike, i cili i jep të drejtat jo në bazë të barazisë të të tërë shtetasve, por në bazë të prejardhjes fetare dhe etnike të dhënë nga një anëtar i politikës. “Izraeli nuk është shteti i të tërë shtetasve të tij” do të thotë se të tërë shtetasit nuk janë të pajisur me të njëjtat fuqi kushtetuese dhe të drejtave të fituara nga ajo për të qenë anëtarë të pushtetit.

Me ligjin se “Izraeli nuk është shteti i të tërë shtetasve të tij” kuptohet se do të hyjnë në fuqi në të tëra trojet e vitit 1948, si dhe çdo vendbanim ku shtetasit izraelitë çifutë janë të pranishëm brenda trojeve të Palestinës historike. Kështu që trupëzimi i Lartësive të Golanit sjell të njëjtën dinamikë de jure në trojet e pushtuara në vitin 1967 dhe e shtrin sistemin e aparteidit në këto troje. Një zhvendosje nga pushtimi ushtarak në një sistem aparteidi nuk do të zgjidhë asnjë nga çështjet e pazgjidhura; në vend të kësaj, vetëm se do të vonojë dhe do të ndërlikojë problemet e Izraelit dhe do të dëmtojë më tej qëndrimin e tij në shkallë botërore – Misioni Kanari –

Rrjetet e grupit dhe Hasbarasë nuk do të jenë të mjaftueshme për të shpëtuar një markë të kalbur, e cila është e pajisur ligjërisht dhe strukturalisht në aparteid. Marka izraelite e ka çimentuar etiketën e aparteidit me këtë trupëzim dhe festimin e deklaratës së Trumpit dhe përqafimi do të përkthehet poshtë vijës në një pirg rrëshqitës, i cili nuk mund të lahet lehtë nga një AIPAC, ADL, AJC, ZOA, ose nga firma të tjera të marrëdhënieve me publikun. Treni i aparteidit izraelit ka kohë që është nisur nga stacioni, ndërsa të tëra grupet sioniste kanë festuar dhe lobuar për të pothuajsenë çdo hap të udhës me pak përjashtime.

Deklarata e Trumpit sjell qartësi për të tërë ata, të cilët frymëzojnë për një shtet që është i rrënjosur në barazi, drejtësi, në të drejtat universale të njeriut dhe dinjitet për të tërë. Në kundërshtim me organizatat e AIPAC-it dhe organizatat e mëdha sioniste, trupëzimi i një toke të njohur, të pushtuar dhe të vjedhur ndërkombëtarisht,as nuk e përcjell ligjshmërinë dhe as nuk zgjidh pretendimet e pranishme. Paqja e bazuar në drejtësi për palestinezët nuk mund të fshihet me lehtësi nga Netanjahu, Trumpi ose nga qeverisjet e njëpasnjëshme izraelite apo amerikane. Të drejtat themelore nuk janë zgjidhur dhe refugjatët palestinezë po kthehen më shpejt se më vonë në Palestinën historike. Palestinezët i mirëpresin të tërë ata të cilët duan dhe dëshirojnë të jetojnë në një paqe të ndërtuar mbi drejtësinë, barazinë dhe dinjitetin; të tërë ata janë përqafuar si vëllezër dhe motra tëpalestinezëve, por ata do të shfaqin një qëndresë të fuqishme ndaj kolonialistëve dhe mjeshtrave të tyre të vetëvendosur!/ ML

OPINIONE