Bota

Trumpi vendosi princin Muhamed bin Selmanin për trashëgimtar

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka marrë mbi vete meritat për hapat politike të cilët kanë sjell te emërimi i Muhamed bin Selmanit për trashëgimtar froni gjatë vitit të kaluar, ceket në librin kontrovers “Zjarri dhe tërbimi:brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit”. Në librin e Micheal Wolffit, publikimin e të cilit janë përpjekur avokatët e Trumpit ta parandalojnë, ceken edhe marrëdhëniet e afërta të presidentit amerikan me Arabinë Saudite.

“E kemi vendosur njeriun tonë në maje”, ka thënë Trumpi miqëve të tij, shkruan në libër, pasi që mbreti saudit Selman ka larguar nipin e tij Muhamed bin Nayefin nga pozita e trashëgimtarit të parë të fronit dhe e ka zëvendësuar me Muhamed bin Selmanin në qershor të vitit 2017. Trumpi të premten ka theksuar se libri i Wolffit është plot me gënjeshtra. Presidenti amerikan ka vizituar Riadin në maj të vitit 2017, në fillim të turneut të parë të tij të jashtëm nga koha e hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Muhamed bin Selmanin në Washington e ka pranuar dy muaj më herët.

Muhamed Cherkaoui, profesor në Universitetin”George Mason”, ka thënë se theksimet e Wolffit në libër”mirë janë hulumtuar”.”Libri bazohet në intervistat e shumta me njerëz brenda Shtëpisë së Bardhe dhe rreth Trumpit”, ka thënë ai. ”Deri diku sqaron se si Trumpi ka arrit të ndikojë në vendimet e mbretit Selman… dhe kjo shkon gjer në periudhën kur Muhamed bin Selmani ka vizituar SHBA-të në mars dhe gjatë samitit në Riad në të cilin ka marrë pjesë Trumpi në muajin maj, me ç’rast kur dukshëm ka lobuar për njeriun e fuqishëm”, ka shtuar Cherkaoui.

Presidenti amerikan haptas ka mbështetur princin saudit trashëgimtar froni gjatë muajve të kaluar, duke e lavdëruar pas zëvendësimit dhe arrestimeve të shumë ministrave saudit, biznesmenëve dhe princave, në kuadër të fushatës anti korrupsion. “Kam besim të plotë në mbretin Selman dhe princin trashëgimtar të fronit, ata dijnë saktë se çfarë punojnë”, ka shkruar Trumpi në Twitter dy ditë pas saj. Cherkaoui sqaron se mbështetja e Trumpit princit është reflektim i “filozofisë politike” të tij.”Ai dëshiron të merret me individ, jo me institucione dhe qeveri, kjo është një për një”.

“Trumpi tek Muhamed bin Selmani ka parë dikë i cili ka ndikim të drejtë dhe i cili do të vendos marrëdhëniet saudito-amerikane në një dimension më të lartë, në aspektin ekonomik dhe strategjik, dhe do të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit, që është bërë valuta e re “trumpizmit”, ka thënë Cherkaoui.

Burimi : Al Jazeera/ ML