Tsipras: Dështimi i Marrëveshjes së Prespës, çon në “Shqipërinë e Madhe”

Kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë për mediat vendase ka deklaruar se dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, rrezikon krijimin e një Shqipërie të Madhe. Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Greqia nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e Maqedonisë dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë, ka thënë ai. “Menjëherë pasi të votohet në Parlamentin e Shkupit, qëllimi ynë është ta sjellim menjëherë Marrëveshjen e Prespës në parlament, natyrisht brenda muajit janar”. I pyetur rreth një refuzimit të mundshëm të marrëveshjes nga “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenosit, Kryeministri pohoi se në atë rast do të kërkojë mbështetjen e parlamentit. Marrëveshja historike mes Athinës dhe Shkupit e firmosur në Prespë në qershor, pritet të ratifikohet brenda 15 janarit në Parlamentin e Maqedonisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne