Tubimi në Nju-Jork i hebrenjve që janë kundër shtetit izraelit

Mijëra hebrenj ultra ortodoksë, që nuk pranojnë ekzistencën e shtetit izraelit, u mblodhën në qytetin Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anëtarët e komunitetit hebre të çdo moshe, që mbushën stadiumin “Arthur Ashe” në zonën Queens, krijuan pamje të çuditshme me veshjet e tyre me një ngjyrë të vetme.

Liderët e këtij komuniteti, që u ngjitën në podium në këtë program, drejtuan kritika të ashpra ndaj Izraelit.

Chim Lefkowits, një prej rabinëve të komunitetit në rajonin e Bruklinit, që organizoi mbrëmjen, shpjegoi se kohët e fundit shteti i Izraelit ka rritur presionet për të marrë ushtarë hebrenjtë ultra ortodoksë, të cilët janë kundër vajtjes ushtarë për shkak të besimit të tyre fetar (mësimeve fetare).

Duke bërë të ditur se ngaqë nuk e pranojë nga aspekti fetar shtetin e Izraelit nuk dëshirojnë të marrin pjesë në asnjë strukturë, për këtë arsye refuzojnë vullnetarisht qindra miliona dollarë të veçuara për institutet e tyre të arsimit.

Lefkowits shpjegoi se për të financuar shkollat në vend kanë filluar një fushatë ndihme në mbarë botën dhe vijoi me fjalët: “Ne jemi mbledhur këtu këtë mbrëmje për të shfaqur solidaritet me vëllezërit tanë në Izrael dhe për të siguruar mbështetje financiare për institutet e arsimit”.

Ai rikujtoi se një pjesë e rëndësishme e komunitetit hebre ultra ortodoks bojkotoi zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara këtë javë në Izrael dhe ripërsëriti se nuk duan të marrin pjesë në asnjë proces të shtetit të Izraelit.

“Kjo përplasje ndërmjet nesh, që jemi kundër sionizmit dhe mbështetësve të Izraelit Sionist, vazhdon prej dhjetëra vjetësh. Hebrenjtë ultra ortodoksë, që janë besnikë të mësimeve të vërteta të Talmudit është kundër formës së shtetit nacionalist ose me brendësi të ngjashme të fesë çifute” tha Lefkowits.

Ai shpjegoi se besojnë se nuk duhet të ketë një strukturë si shteti izraelit ose sovraniteti çifut në tokat e shenjta dhe shtoi: “Ne përgjithësisht jemi kundër shtetit izraelit, por zgjedhja e një qeverie të ekstremit të djathtë dhe deklaratat për aneksimin e Bregut Perëndimor pas atyre për Lartësitë e Golanit, janë shumë shqetësuese.

Chim Lefkowits iu referua jetës në paqe përgjatë brezave në Palestinë me komunitetet e tjera dhe nënvizoi se edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duhet të heqë dorë nga deklaratat në emër të hebrenjve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne