Tulant Muka: Studentët shqiptarë abuzohen seksualisht nga pedagogët për një notë

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka ka folur për gjendjen skandaloze të sistemit arsimor në Shqipëri. Pas përgjigjes që i ktheu kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti larvë politike, Muka u përqendrua te revolta e studentëve ndaj kësaj gjendje të rëndë.

Muka denoncoi se studentët shqiptarë abuzohen seksualisht nga pedagogët për të marrë notën, ndërsa foli edhe për shitje të drogës në auditore, duke iu referuar rastit Dritan Shoraj, pedagogu i dënuar në Itali si trafikant droge.

“Një tjetër karakteristik e çrregullimit të psikopatisë është abuzimi fizik, kryesisht ndaj partnerit nëse do të ishte individ. Në këto 28 vite, qeveritë tona kanë abuzuar me ne psikologjikisht, fizikisht, seksualisht. Shikoni në auditore, ju abuzojnë seksualisht për një notë. Ju shesin drogë si zoti Shoraj në auditore. Nuk ju sjellin dije cilësore”, u shpreh Muka.

Duke komentuar protestën, Taulant Muka tha se studentët sot kanë marrë gomën në dorë për të fshirë krimin në arsim që është bërë gjatë këtyre 28 viteve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne