Turistët, 9.5 milionë deri në nëntor/ INSTAT: Kryesisht kanë ardhur nga vende të Europës

Shifrat zyrtare të turizmit konfirmojnë numrin rekord të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë periudhës janar-nëntor. Sipas të dhënave të INSTAT, në vend kanë hyrë 9.5 milionë shtetas të huaj ose 2.4 milionë turistë më shumë krahasuar me një vit më parë ose  33,3 %,  më tepër se në 2022. Europianet mbajnë peshën kryesore në numrin e te huajve që kanë preferuar të shijojnë bukuritë e Shqipërisë. Kryesisht nga vendet e Europës Jugore si italianë e spanjollë  por nuk mungojnë edhe turistë nga Europa veriore e lindore. Risi gjatë këtij viti kanë qenë edhe shtetasit e ardhur nga Lindja e mesme apo Afrika.

Vera ka pasur fluksin më të lartë të turistëve që kulmuan me 2 milionë shtetas që hynë Shqipëri vetëm gjatë muajit gusht. Ndërkohë të ardhurat vetëm për periudhën janar-shtator kapën vlerën 3.2 miliardë euro.

Pritshmëritë janë edhe më të larta për vitin që vjen. Institucionet shtetërore por edhe operatorët turistikë presin një rritje me gati 35% të turistëve të huaj ose rreth 13 milionë. Po ashtu gjatë këtij viti edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 11 mujorit 2023, është 6.3 milionë duke u rritur me 20,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë:

Numri turistëve të huaj

-Janar-nentor 2022    7.1 milionë

-Janar –nentor 2023   9.5 milionë./monitori

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne