Turqi, 3 terroristë të PKK-së dorëzohen tek forcat e sigurisë

Tre terroristë të tjerë të PKK-së u janë dorëzuar forcave turke të sigurisë në provincat juglindore të vendit, njoftoi sot Ministria e Brendshme.

Policia dhe xhandarmëria në koordinim me ministrinë punuan për të bindur terroristët të dorëzohen në provincat Mardin dhe Sirnak, tha ministria në Twitter.

Ministria theksoi se terroristët u bashkuan me organizatën terroriste në vitet 2014 dhe 2015.

Gjithsej 157 terroristë u janë dorëzuar forcave turke në vitin 2020 përmes këtyre përpjekjeve të bindjes, tha ministria.

Turqia kohën e fundit nisi një operacion anti-terrorist në rajon që synon eliminimin e grupit terrorist separatist nga vendi dhe neutralizimin e të gjithë terroristëve që strehohen në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne