Turqi, burgoset pastori amerikan me akuzuat për kontakt me gylenistët

Një pastor amerikan i cili u arrestua në Turqi vitin e kaluar, lirimi i së cilit është kërkuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, është akuzuar për dhënien e predikimeve të veçanta për popullin kurd dhe për lidhje me lëvizjen e predikuesit islamik me bazë në SHBA, Fethullah Gylen.

Më 9 dhjetor 2016, Andrew Brunson u akuzua për anëtarësim në Organizatën Terroriste Fethullahiste (FETÖ), rrjeti i predikuesit islamik Fethullah Gylen me bazë në SHBA, i cili akuzohet për përpjekjen e dështuar për grusht shteti në korrik 2016.

Brunson është akuzuar për dhënien e predikimeve për kurdët me “një qëllim të veçantë” në Kishën e Ringjalljes në Izmir. Brunson deklaroi se ai nuk e fliste gjuhën kurde dhe se kishte mbajtur predikime për të gjithë njerëzit, përfshirë kurdët.

Brunson tha se i dorëzoi podiumin një burri kurd për të bërë një predikim, ndërkohë që e ndau atë me tetë njerëz të ndryshëm pa bërë asnjë diskriminim.

Pastori akuzohet gjithashtu se ka lidhje me FETÖ-n.

Gjatë një takimi në kishë, thuhet se Brunson ka pohuar se do të ishte e dobishme të kishte dialog me organizatën. Megjithatë, pastori tha se nuk kishte kontakte me asnjë anëtar të FETÖ-s dhe se nuk e kishte vizituar të përditshmen tashmë të mbyllur, Zaman, e cila lidhej me lëvizjen Gylen.

Në seancën e tij, Brunson tha se ai nuk e ka mbrojtur dialogun dhe bashkëpunimin ndërfetar. Ai tha gjithashtu se kisha e tij kishte pritur refugjatët dhe u kishte siguruar ndihmë ushqimore.

Shtëpia e Bardhë deklaroi më 16 maj se Trampi i kishte kërkuar Turqisë të lironte pastorin pas takimit të parë ballë për ballë të Presidentit të SHBA-së me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

“Presidenti Tramp ngriti çështjen e burgosjes së Pastor Andrew Brunson dhe kërkoi që qeveria turke ta dërgonte atë menjëherë në Shtetet e Bashkuara”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Policia e Izmirit më herët i dërgoi një shënim pastorit dhe gruas së tij, Norine Lyn, pasi Autoriteti i Emigracionit lëshoi ​​një njoftim më 28 shtator 2016 për dëbimin e tyre, me arsyetimin se aktivitetet e tyre fetare supozohet të ishin “kundra sigurisë kombëtare”.

Në prill 2011, Brunson u sulmua nga një banor lokal ndërsa ai ishte në oborrin e një kishe në Izmir. Sulmuesi thuhet se bërtiti gjatë sulmit se do të bombardonte një kishë në provincën e afërt të Manisas, nga e cila ai kishte ardhur për të kryer sulmin. Ai më vonë u lirua nga akuza se ishte një anëtar i al-Kaedës. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne