Bota

Turqi, neutralizohen disa terroristë në lindje të vendit

Të paktën tre terroristë u neutralizuan në një operacion në provincën lindore turke Van, njoftoi Ministria e Brendshme.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Në kuadër të përpjekjeve antiterroriste për të garantuar sigurinë e brendshme, forcat e xhandarmërisë kryen operacionin në zonat rurale të Tendurek në qarkun Caldiran.

Operacionet janë duke vazhduar në rajon, shton deklarata.

Megjithëse deklarata nuk përmendte ndonjë grup specifik terrorist, Turqia ka kohë që po kryen operacione kundër PKK-së në rajon.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

OPINIONE

INTERVISTA