Turqi, opozita paraqet ligjin për amnisti në Parlament

Partia opozitare turke e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka paraqitur një projektligj për amnisti në Parlamentin e Turqisë.

Ligji synon të sigurojë një ulje të kushtëzuar prej 5 vitesh për krimet që janë kryer para 19 majit të vitit 2018.

Projektligji përjashton krimet kundër shtetit, terrorizmin, abuzimin seksual dhe vrasjet.

Drafi nuk përfshin krimet kundër ligjeve të pylltarisë dhe krimet kundër njerëzimit si dhe krimet kundër ligjit që mbron trashëgiminë e Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne.

Projektligji po ashtu përjashton krimet që janë kryer pas 19 majit të vitit 2018.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne