Turqi: Organizohet festivali ndërkombëtar i maceve më të bukura

Në Ankara të Turqisë, me qëllim të promovimit të maceve të Ankarasë dhe të inkurajimit të dashurisë ndaj kafshëve, është organizuar Festivali i 3-të Ndërkombëtar i Bukurive të Maceve”, raporton Anadolu Agency.

Në garën e mbajtur në qendrën e kongresit Abdurrahim Karakoc të komunës Pursaklar të Ankarasë, morën pjesë rreth 200 mace.

Veterinerët dhe ekspertët botërorë zgjodhën macet më të bukura që pronarët i shfaqën me krenari.

Juria prestigjioze vlerësoi macet bazuar në racën, llojin dhe ngjyrën.

Vendin e parë e mori një mace Pamuk e pronares, Rukiye Söğüt, e ndjekur nga një mace e shkurtër britanike Pascal, në pronësi të Fadime Aydun. Në vendin e tretë është një mace e racës Hercules “Maine Coon”, i Yubus Başıbüyük.

Macet më të suksesshme u shpërblehen me furnizime ushqimore, ndërsa pronarët me udhëtime.

Kryebashkiaku i Ankarasë, Mustafa Tuna, tha se kafshët shtëpiake pas një kohe të caktuar bëhen pjesë e familjes dhe kujtoi momentet e vështira pas vdekjes së maces së tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne