Turqi – Sot mbushen 80 vjet nga vdekja e Ataturkut

Sot është 10 Nëntor. Sot janë mbushur plotë 80 vjet nga ndarja nga jeta e Mustafa Kemal Ataturkut.

Në 80-vjetorin e vdekjes Gazi Mustafa Kemal Ataturku përkujtohet me ceremoni të organizuara në mbarë vendin.

Prej 1938-ës e këtej çdo vit me rënien e sirenave në orën 09.05 mbahet qëndrim nderi dhe jeta ndalon në tërë vendin.

Ceremonia e parë përkujtimore në kryeqytetin Ankara u mbajt në mauzoleun e Ataturkut.

Protokolli shtetëror i kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan vendosi kurora me lule mbi varrin e Ataturkut dhe mbajti qëndrim nderi.

Presidenti Erdogan në fletoren e shënimeve të mauzoleut shkroi këto fjalë: “Në 80-vjetorin e vdekjes ne edhe njëherë përkujtojmë me respekt Mustafa Kemal Ataturkun, komandantin suprem të luftës tonë çlirimtare dhe themeluesin e Republikës. Pavarësisht nga sulmet e brendshme dhe të jashtme ne ecim me vendosmëri drejt që Republika e Turqisë, të cilët na e latë ju dhe dëshmorët tanë në emanet, të bëhet një nga shtet më të fuqishme dhe të begatë në botë. Aeroporti i ri i Stambollit, përurimin e të cilit e bëmë në 95-vjetorin e themelimit të Republikës, hyri në hitori si krenaria e fundit e kombit tonë, U prehshi në paqe”.

Ndërkaq ceremonia kryesore përkujtimore në Stamboll u mbajt në Pallatin Dollmabahçe, ku Ataturku ndërroi jetë.

Me qindra persona të moshuar e të rinj marshuan drejt Pallatit Dollmabahçe për ta përkujtuar Ataturkun.

Vizitorët e shumtë, të cilët vizituan dhomën ku ndërroi jetë Ataturku, edhe këtë vit përjetuan çaste emocionuese.

Ndërkaq me mijëra qytetarë në të katër anët e vendit dolën në sheshe për ta përkujtuar Ataturkun.

Në ceremonitë e organizuara u mbajtën qëndrime nderi dhe u këndua himni. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne