Bota

Turqi, urdhër arrest për 8 të dyshuar për sulmin me bombë në 2013

Forcat turke të sigurisë pas dëshmisë së kryekomplotistit mblodhën informacione për sulmin e dyfishtë me autobomba në vitin 2013, u hodhën në ndjekje për 8 të dyshuar, thonë autoritetet gjyqësore.

Zyra e Prokurorisë në Ankara ka lëshuar urdhër-arreste për të dyshuarit, ndër të cilët një person është identifikuar si Mehmet Gezer, tha burimi që deshi të mbetet anonim.

Sipas Yusuf Nazik (34), Gezer luajti një rol kyç në sulmet me bombë, shton burimi.

Nazik u arrestua nga inteligjenca turke në portin sirian Latakia më 12 shtator të këtij viti, dhe pranoi se ka patur një rol të caktuar në dy sulmet me bomba në qytetin Reyhanli në provincën turke Hatay, ku mbetën të vrarë 53 persona.

Ekipet e sigurisë dhe të inteligjencës do të vazhdojnë me marrjen në pyetje të Nazik në Ankara.

Në sulmin me bombë në Reyhanli në maj të vitit 2013, humbën jetën 53 persona ndërsa u dëmtuan 912 objekte dhe 148 automjete.

Burimi: AA

OPINIONE