Turqia dënoi sulmin e djeshëm terrorist vdekjeprurës në Niger nga i cili mbetën të vrarë të paktën 56 njerëz dhe 20 të tjerë u plagosën.
“Jemi shumë të pikëlluar nga lajmi se shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën në një sulm terrorist të kryer ndaj fshatrave Tchombangou dhe Zaroumdareye afër kufirit me Malin më 2 janar 2021”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të neveritshëm terrorist. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit miqësor dhe vëllazëror dhe Qeverisë së Nigerit. Lutemi për mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”, theksohet më tej.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./AA