Turqia dënon vrasjen e klerikut armen në Siri

Turqia ka mallkuar në formën më të fuqishme sulmin terrorist që është kryer në zonën e kontrolluar nga organizata terroriste PYD/PKK në Siri ndaj një kleriku armen.

“Kemi mësuar me keqardhje lajmin për humbjen klerikut të komunitetit armen të Sirisë në një sulm të urryer që është kryer kundër tij në zonën e kontrolluar nga organizata terroriste PYD/YPG/PKK. Ne e mallkojmë në formën më të fuqishme këtë akt terrorist dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit sirian”, thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë.

“Organizatat terroriste DAESH dhe PYD/YPG/PKK, të cilat janë aktive në rajon dhe marrin në shënjestër vazhdimisht të gjithë sirianët, përfshi edhe të krishterët, janë të dyshuarit e natyrshëm në këtë ngjarje”,- vijon komunikata.

Si një vend që vazhdon të luftojë me vendosmëri kundër terrorizmit të çdo forme me burim Sirinë, Turqia do të bashkëveprojë me shoqërinë ndërkombëtare edhe për gjetjen e autorëve të këtij sulmi terrorist, përfundon komunikata në fjalë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne